Tentoi të vriste me armë 36-vjeçarin pas sherrit në lavazh ditën e Viti të Ri, arrestohet autori në Vlorë

Tentoi ta vriste me armë zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës 31.12.2021, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.


Një 43-vjeçar ka rënë në pranga, pasi tentoi të vriste një të riu në Vlorë. Ngjarja ndodhi më datë 31 dhjetor të vitit të kaluar në ambientet e një lavazhi në qytetin bregdetar.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. Sh., banues në Vlorë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme