Tentoi të vriste Salami Brahimin, ekstradohet nga Gjermania Sulejman Kapllani. Një i akuzuar për drogë i dorëzohet Italisë

Është ekstraduar nga Gjermania, 68-vjeçari Sulejman Kapllani, i cili një muaj më parë, më 8 mars, tentoi të vriste Salami Brahimin në Shkodër.


Sulejman Kapllani është xhaxhai i bashkëshortes së Salami Brahimit, me të cilin ka pasur konflikte prej vitesh, të cilat janë rindezur pas një vdekje brenda familjes.

Sulejman Kapllanaj ka qëlluar nga një automjet tip Skoda Fabia ngjyrë e bardhë, të cilën e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit kur ka ardhur drejt Shqipërisë pasi jeton në Itali.  Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë automjeti u gjet i parkuar në lagjen “Rus” në Shkodër.

Brenda makinës u gjet arma e zjarrit tip automatik kallashnikov, si edhe edhe 8 gëzhoja, ndërsa një gëzhojë u zbulua në vendin e ngjarjes e cila është e njëjtë më gëzhojat brenda makinës, provë e cila çoi në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Sulejman Kapllani njihet si person me precedent dhe rrezikshmëri në Itali, ku dhe ndërsa i plagosuri Selami Brahimi, ka qenë i dënuar në Zvicër për lëndë narkotike për disa vite kohë më parë.

Ndërkohë,  është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar me iniciale G. H., 29 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 09.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Shtetasi G. H. është lokalizuar dhe kapur në Durrës, më datë 07.11.2023, gjatë operacionit policor të koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës me partnerët ndërkombëtarë, ekstradohen 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

-Ekstradohet nga Gjermania, 68-vjeçari Sulejman Kapllanaj që tentoi të vriste një shtetas, më datë 08.02.2024.

-Ekstradohet drejt Italisë, një shtetas i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Ëiesbaden, Gjermani, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar:

S. K., 68 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 11.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Shtetasi S. K. akuzohet se më datë 08.02.2024, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin S. B. Shtetasi S. K. është lokalizuar dhe kapur në Gjermani, si rezultat i operacionit të përbashkët, të koduar “Koordinimi”.

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar:

G. H., 29 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 09.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Shtetasi G. H. është lokalizuar dhe kapur në Durrës, më datë 07.11.2023, gjatë operacionit policor të koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme