Policia lokale në Qarkun Gjirokastër po ushtron kontrolle antikrim për ekzistencën e mjediseve të kultivimit të kanabisit me llamba si dhe prodhimin e kriptomonedhave.
Së fundi gjatë një operacioni policor janë konstatuar dy mjedise të dyshuara për kultivimin e kanabisit me llamba. Dyshohet se dy banesa përkatësisht në qytetin e Tepelenës dhe rrethina funksiononin si shtëpi bari për kultivimin e kanabisit me llampa.
Policia ka evidentuar faktin se në këto tri mjedise ka patur mbifaturim të energjisë elektrike çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligjshme.
Në lidhje me këto raste policia lokale ka shoaëruar katër persona dhe po vazhdon intesivisht hetimet.