Tepsi, lugë dhe garuzhde në protestat para Kryeministrisë

Për më shumë se një orë qytetarë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile kanë protestuar para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vend.

Shiu i rënë pasditen e së hënës dhe temperaturat jo të favorshme nuk i kanë penguar qytetarët që të dalin dhe të protestojnë kundër padrejtësive.

Me pankarta në duar, por edhe me sende simbolike si tepsi, lugë apo garuzhde qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të reflektojë për uljen e çmimeve.

Organizatori i kësaj proteste, avokati Adriatik Lapaj tha se qëndresa do të vazhdojë derisa të merren masa nga ana e kryeministrit Rama.

Ai tha qytetarët do të zbresin sërish në shesh deri sa të fitojnë betejën për mosrritjen e çmimeve. Betejë të fituar e quajti Lapaj vendimin e qeverisë për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme