Një tërmet me fuqi 6,2 ballësh të Rihterit, ka goditur sot rreth 14.30 minuta bregdetin perëndimor të Turqisë dhe ishujt grekë Lesbos e Samos, transmeton Koha.net.
Raportohet se epiqendra e tij ka qenë 85 kilometra në veri-lindje të qytetit Izmir, në një thellësi prej rreth dy kilometrash.
Ende nuk ka njoftime për viktima, as për nivelin e dëmeve materiale.