Dridhje të tokës janë dëgjuar gjatë natës në Drenicë.
Edhe pse lëkundjet nuk kanë qenë të mëdha shqetësimi që ka sjallur tek banorët e fshatit Kuqicë, ka qenë i madh.
Esat Hasani nga Kuqica e Skënderajt ka thënë për Magazina.al se kishe qenë zgjuar kur dridhja ka ndodhur. Ai thotë se është tmerruar nga ajo që ka ndjerë dhe menjëherë ka thirrur familjen që të jetë në gjendje të dalin nga shtëpia. Por më pas dridhjet nuk janë dëgjuar.