Tërmet në Japoni, ka edhe viktima

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Osaka të Japonisë, me ç’rast tre persona kanë vdekur duke përfshirë një fëmijë, dhe më shumë se 200 tjerë janë lënduar.

Raportohet se magnituda ishte 6.1 por nuk ka frikë se mund të shkaktohet cunami.

Zona të ndryshme përfshirë aeroportin, metrotë dhe fabrikat janë mbyllur. Mediat lokale kanë raportuar se rreth 170,000 shtëpi në rajon kanë mbetur pa energji eletrike.

Japonia është vend ku ndodhin tërmete të shpeshta, dhe me magnituda mjaft të larta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme