Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ka goditur sot Turqinë dhe Sirinë, duke lënë më shumë se 640 persona të vdekur dhe me mijëra të lënduar.
Ndërkaq, gjatë kohës kur ndodhi ky tërmet, në Turqi ndodhej edhe ekipi i të rinjve të mundjes së Kosovës.
Por, pas informacioneve të siguruar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), bëhet e ditur se i gjithë delegacioni i ekipit kosovar janë në gjendje të mirë, pavarësisht se hoteli ku po qëndronin kishte pësuar lëndime.
Po ashtu, KOK ka bërë të ditur se ekipi kosovar është rrugës për tu rikthyer në Kosovës.
© SYRI.net