Tërmeti/ Pallati mbahet nga 3 vinça, në Izmir ndodh një mrekulli e vogël

Të shumta ishin ndërtesa e shembura në Turqi nga tërmeti i fuqishëm, i cili deri tani është konfirmuar se u ka marrë jetën 25 personave, ndërsa më shumë se 800 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, ekipet e kërkim shpëtimin janë në terren dhe po punojnë për të nxjerr nga rrënojat personat e bllokuar, duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme.

Tërmeti i fuqishëm shembi 3 katetet e para të nja pallati, ku dyshohet se mund të ketë edhe persona të bllokuar. Për të mbajtur ndërtesën në këmbë, deri në momentin kur të mbyllet operacioni i kërkim shpëtimit, autoritetet vendosën të përdorin 3 vinça.

Tre katetet e para të ndërtesës, e cila ndodhet në Demirkent Site në rrethin Bayrakl?, ishin dyqane.

Në Izmir të Turqisë, qytetin më të goditur nga tërmeti i një dite më parë, ekipet e shpëtimit vijojnë të punojnë pa ndërprerje për të nxjerrë nga rrënojat personat që mendohet të jenë ende të bllokuar.

Mes lajmeve të hidhura për vdekjen e të paktën 26 personave, ka edhe mrekulli që ndodhin në rrënoja. Nëna, së bashku me 4 fëmijët e saj, janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesa e shembur plotësisht në Do?anlar.

Fillimisht, ekipet arritën të kontaktojnë me nënën 38-vjeçare Seher Dereli Perinçek, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo konfirmoi se ndodhej së bashku me fëmijët e saj binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek, nga 10 vjeç, djali 10 vjeç Umut Perinçek, si dhe më e vogla Elif Perinçek, 3 vjeç.

Pas afërsisht 23 orësh nga momenti i rënies së tërmetit, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat nënën së bashku me fëmijët e saj.

Aktualisht, grupet e kërkim shpëtimit janë duke punuar intensivisht në 8 ndërtesa të rrënuara në Bayrakl?, ku bën pjesë edhe Do?anlar.