Vdesin dy persona në një aksident trafiku në rrugën Kllokot-Viti

Dy persona kanë vdekur ndërsa një ka marr lëndime të rënda pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Kllokot-Viti.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani, i ka thënë se aksidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 00:10, ku vetura me tre persona ka humbur kontrollin dhe është përplasur jashtë rrugës.

“Me këtë rast lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i automjetit (1985) i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy pasagjerët janë dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan. Njëri nga pasagjerët edhe përkundër ndihmës së ofruar, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marrë ndërsa i treti është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Hashani.

Trupat e dy personave të vdekur janë dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut rajonal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme