Terroristët e sulmit në Banjskë vendosen në listën e të kërkuarve nga INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se ka marrë njoftim nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar janë listuar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë”, shkruan Sveçla në Facebook.

Sveçla thotë se llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku, është e domosdoshme.

“Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, shkruan ai.

Më 24 shtator një grup paramilitarësh serbë, të udhëhequr nga famëkeqi Milan Radoiçiç, sulmuan fshatin Banjskë në veri të Kosovës, në tentativë për të shkaktuar destabilizim.

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme