Terroristi i Zelandës së Re i vrau prindërit dhe vëllain, gruaja: E kam falur!

Një grua të cilës iu vranë prindërit dhe vëllai në sulmin terrorist në Zelandën e Re është shprehur se e ka falur qëlluesin.

Por, gjithsesi, ajo ka një kusht për të.

Ghulam Hussain, bashkëshortja e tij, Karam Bibi, dhe djali i tyre, Zeeshan Raza, të tre nga Pakisrani ishin ndër viktimat që humbën jetën nga plumbat që u shtinë në Christchurch.

E vetmja që mbeti e gjallë nga familja ishte motra e Zeeshan-it, e cila jeton në Karachi.

Në një intervistë për mediat, Maryam Gul tha se ajo ka vendosur ta falë 28-vjeçarin që u mori jetën 50 personave.

Ajo u shpreh:

“Si fillim doja që ai të dënohej shumë keq, por pastaj kuptova se ky nuk është shembull i profetit tim. Ai e fali atë person që i vrau të afërmit. Dua që ai (vrasësi) të bëhet mysliman dhe të pendohet, dhe të shohë se është e gabuar dhe të kuptojë se sa i bukur është Islami “.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme