Ivanoviq, si duket kishte parandjerë se kjo do të ndodhte, dhe kishte paralajmëruar një gjë të tillë përmes një intervistë për një medium serb, transmeton lajmi.net.
Ivanoviq kishte thënë që situata e sigurisë në Veri të Mitrovicës ishte shumë e keqe.
“Jam i frikësuar se ndonjë person i pafajshëm mund të lëndohet në këtë situatë jo stabile në vend, dhe më duhet ta pranoj që jam i frikësuar edhe për veten”, kishte thënë Ivanoviq të premten më 12 janar.
Ivanoviq kishte shtuar se ai po planifikonte të formonte një parti politike, mirëpo sipas tij, kjo sigurisht se do t’i pengojë dikujt. Ai po ashtu kishte thënë se vazhdimisht kishte njoftuar organet e rendit si dhe diplomatët ndërkombëtarë se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese, sidomos në Veri të Mitrovicës”.
“Shpresoj që ata të jenë të përgjegjshëm dhe t’i kuptojnë vërejtjet dhe shqetësimet tona”, kishte deklaruar Ivanoviq lidhur me shqetësimet e tij për sigurinë në vend.
Të kujtojmë se njerëzit kryesor të Listës Serbe në vazhdimësi kanë bërë presion në partitë tjera të serbëve të Kosovës, duke i detyruar edhe të shuhen. Ka pasur akuza që në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, drejtues të Listës Serbe kanë kërcënuar politikan tjerë serbë që kanë kandiduar jashtë kësaj liste.
Edhe gruaja e tij, Milena Ivanoviq, kishte shprehur shqetësime lidhur me sigurinë e Oliver Ivanoviqit duke u shprehur:
“Ata nuk kanë lënë gjë pa na bërë, e vetmja gjë që ju ka mbetur është të na vrasin një nga një”, kishte thënë Milena, gruaja e të vrarit sot në Mitrovicë Oliver Ivanoviq