Tetë vatra zjarri aktive, disa ende të vështira për t’u shuar

Zjarri mbi fshatrat Graçan dhe Nigishtan vazhdon të jetë aktiv prej disa ditësh, por me intensitet më të ulët. Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pritet që sot zjarri të vihet plotësisht nën kontroll. Ndërkohë në mbare vendin, sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, tetë vatra zjarri janë aktive në hapësira të hapura, disa prej tyre të vështira për t’u shuar ndërsa pesë janë nën kontroll. Më kompleks është zjarri në zonën e Komunës së Çuçer-Sandevës. Zjarre aktive ka edhe në zonën mes Strugës dhe Dibrës, në zonën e Kërçovës dhe në Makedonski Brod. Në terren po ndërhyjnë zjarrfikës, ekipet e Drejtorisë Për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe pjesëtarë të Armatës dhe helikopteri i policisë.

Zjarri më kompleks për shuarje është zjarri në territorin e Çuçer-Sandevës, ku po digjet vegjetacion i ulët nga çka paraqitet edhe tym i dendur dhe për shkak të erës së fortë tymi shkon në pjesën e Shkupit…..Zjarre aktive për momentin janë zjarri që disa ditë veç më është aktiv mbi fshatrat Graçan dhe Nigishtan, i cili lëshohet drejtë Lepenecit me intensitet më të ulët dhe besojmë që sot do të vendoset kontroll i tërësishëm mbi këtë zjarr. Zjarri i cili është ndërmjet Strugës dhe Dibrës përsëri u aktivizua dhe atje janë zjarrfikësit e Strugës dhe besoj se nuk ka rrezik për zonën e banuar dhe besojmë se sot do të vendoset nën kontroll.” – Stojançe Angelov – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

 

The post Tetë vatra zjarri aktive, disa ende të vështira për t’u shuar appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme