Tetovarët përmes protestës kundërshtuan hapjen e kazinosë afër çerdhes

Gazetar: Bashkim Sulejmani

– Advertisements –

Qytetarë të shumtë në Tetovë përmes protestës shprehën revoltën kundër hapjes së kazinosë në afërsi të çerdhes “Rinia” në Tetovë, shkruan Alsat.

Nga Lëvizja Antibixhos, kritikuan ashpër pushtetin se nga njëra anë preton zgjidhjen e problemit ndërsa nga ana tjetër jep leje për hapjen e kazinove të reja.

Ata kërkuan që vendi të ndjekë hapat e Kosovës dhe Shqipërisë dhe të mbyllen të gjitha kazinotë dhe bastoret.

“U detyruam të tubohemi që me arsye të fortë e të shëndoshë, ta luftojmë këtë gangrenë të shoqërisë, bixhozin, që na ka mbërthyer si gjarpri gjahun përmes lojërave të fatit, kazinove dhe gjitha aktiviteteve që për bazë kanë kumarin. Pyesim ministrin e financave se nga e mori të drejtën për ligjin që kaloi gjitha filtrat por e humbi në labirintet e kuvendit, e që ishim shumë afër sjelljes së një Ligji i cili edhe pse nuk plotësonte gjitha kërkesat tona, megjithatë u la në harresë. Me të drejtë pyesim ku mbeti ai propozim Ligj, e në këtë Qeveri propozohet Ligj i ri që mbeti shumë larg kërkesave të lëvizjes anti bixhoz”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Anti-bixhoz.

“Kjo tregon se ne kemi krizë në aspektin e funksionimit të shtetit ligjor. Ju bëjmë apel atyre që duhet të mbrojnë interesat tona ekonomike sociale dhe atë bazë, familjes, ne e dimë se bixhozi shkatërron ekonomi por nuk siguron as perspektive dhe rinia na ikën drejtë perëndimit. Mos bëni politikë më, por qasuni me seriozitet, e nëse nuk dini si ta zgjidhni problemin e kumarit, ndiqeni Shqipërinë dhe Kosovën”, u shpreh Nuhi Ganija, protestues.

“Fëmijët njerëzit të rriturit e të moshuarit, mësojnë nga modelet ekzistuese, e nëse këta janë të shfaqura përmes fenomeneve devijonte si bixhozi e vendet e realizimit të kësaj të keqeje të shoqërisë, gjithsesi se ne jemi të pranishëm këtu për t’i thënë jo kësaj dhe për t’i larguar ato në kuadër të aspekteve ligjore dhe vullnetit të këtyre njerëzve”, tha Musa Musai, Profesor.

Drejtori i çerdhes “Rinia”, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se janë kundër hapjes së kësaj kazinoje.

“Fëmijët gjatë aktiviteteve të verës i bëjnë të njëjtat edhe jashtë objektit ndërsa kazinoja është shumë afër nesh, e aktivitetet jashtë kur ti zhvillojmë do përballen me kazinonë, andaj si institucion jemi kundër hapjes së kësaj kazinoje”, pohoi Burhan Iseni, Drejtor i çerdhes “Rinia” – Tetovë.

Drejtoria e çerdhes kanë reaguar edhe në ministrinë për punë dhe politikë sociale, por pa përgjigje. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme