Tetovari e thirr në dasëm këngëtarin dhe nuk i jep paratë

Ndodh edhe kjo. Edhe qel edhe fodull. Të bësh dasëm me këngëtar dhe mos ti paguash dëgjohet edhe te ne të ndodh.

 Këtë gjë e ka thënë këngëtari Mirvet duke u rrëfyer për rastin e fundit që i ka ndodhur me një dasmor.

“Ue shqiptar he bir. Çka nuk ndodhë. Kjo ndodhi edhe te unë si këngëtar kur vjen dasmori për ta rezervuar dasmën. Fillimisht mundohet të bëjë pazar për cmimin për ta ulur ndonëse unë shkoj shumë më lirë se këngëtarët e Kosovës që ua paguajnë vetëm emrin 3500 euro dhe nuk kan as atmosferë. Më pas bëjmë pazarin dhe thotë se do këndosh nga ora 19 deri në mesnatë. Në ditën e dasmës më thirë para orës 18 dhe thotë se kanë filluar të vijnë mysafirët duke harruar se mua më ka bërë kontratë që ti këndoj nga ora 19 dhe më mban deri në ora 1 pas mesnate. Në fund kur vjen për pagesë thotë do të shihemi nesër, të nesërmen as telefonin nuk e hap” shprehet këngëtari i cili thotë se ka shumë borxhlinjë.

Ai ka thënë se do ti nxjer në Facebook të gjithë njerëzit që nuk i kanë dhënë paratë e dasmës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme