Tetovë, bastisje në shtëpinë e 47 vjeçarit i cili ishte në kërkim

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme me urdhër gjyqësor ka kryer bastisje në shtëpinë e 47 vjeçarit A.E. me çrrastë ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të heroinës.

“Efektivët e policisë të SPB-Tetovës, me urdhër të gjykatës, dje (22 nëntor) nga ora 12:30 deri në orën 14:00 kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 47-vjeçarit A.E. nga Tetova i cili ka qenë i shpallur në kërkim për vuajtje të dënimit me burg. Gjatë kontrollit, në ambientet që ka përdorur A.E., i cili nuk ishte prezent për momentin, është gjetë dhe nga gruaja e tij 38-vjeçare është konfiskuar heroinë, si dhe pajisje me mbetje të heroinës. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe kundër A.E. do të pasoj parashtresë përkatëse sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme