Tetovë: Bora shkakton problem në rrugët drejtë malësisë së Sharrit

Gazetarë: Bashkim Sulejmani

– Advertisements –

Trashësia e borës në qytetin e Tetovës ka arritur në gati 20 centimetra, rrugët kryesore të qytetit janë pastruar por jo edhe ato dytësore si dhe trotuaret, duke shkaktuar kështu probleme dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve.

Gjysmë e pastruar rezulton edhe një pjesë e rrugës drejt kodrës së Diellit si dhe në fshatrat e thella malore.

“Për dallim prej Tetovës, rrugët në malësinë e Sharrit, konkretisht në fshatrat e malësisë rezultojnë të pastërta por vështirë të kalueshme. Banorët thonë se, për të arritur deri në fshatin e fundit në malësi, janë të patjetërsueshme goma dimri, por edhe zinxhirët”.

Shumë e vështirë është të kalohet, shumë e vështirë është. Po ndoshta do sjellin ndonjë ekskavator tjetër, sepse ky që kishte nis pastrimin sdel dot. Hedh edhe kripë por nuk del dot lartë”, tha një banor

Është pastruar deri në Brodec dhe është lënë andej kah Veshalla, unë jam nga Veshalla.  Nuk ecet, nuk e di a do mund të kthehemi lartë”.

Nga Ndërmarrja Publike komunale “Tetova” edhe pse ditë më parë këshilli komunal nuk e miratoi vendimin për menaxhim me rrugët gjatë sezonit të dimrit, thonë se që në mëngjes janë në terren. Vendimi nuk kaloi në këshill shkaku i mungesës së sqarimit të detajuar nga ndërmarrja se si dhe me çfarë kapacitetesh do të mirëmbajë e rrugët në Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme