Mërgimtarët nga Pollogu, kryesisht nga Tetova dhe rrethina po kthehen drejt vendeve të tyre të punës në vendet perëndimore, raporton Klan M.
Fotografitë janë të mëngjesit të sotëm në Stacionin e Autobusëve në Tetovë ku sic njofton KlanM, dhjetëra autobusë të mbushur po kthejnë mërgimtarët nëpër vendet e Evropës.
Ndryshe kjo fundjavë llogaritet si më e frekuentuara sa I përket kthimit të mërgimtarëve. Sipas informacioneve të KlanM, dominojnë mërgimtarë nga Italia dhe Gjermania por nuk kanë munguar edhe nga vende tjera të Perëndimit.
“Rrëmuja” në Stacionin e Autobusëve vjen në ditën kur në Tetovë mbahen Zgjedhje për Këshillin e Komunës kurse disa mërgimtarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. /KlanMacedonia/