Kandidatja për kryetar komune në Tetovë nga BDI, Teuta Arifi për Portalb.mk vlerësoi se në rrethin e dytë zgjedhor do të kalojë edhe më mirë dhe se marrja e mandatit të kryetarit do të thotë nisje e menjëhershme e realizimit të projekteve.
“Dita e djeshme ka qenë e qetë me çka edhe zgjedhjet kanë qenë fer dhe demokratike. Jam e kënaqur nga rezultati dhe shpreh falënderim për të gjithë ata që më votuan. Jam e bindur se në balotazh do të kalojmë edhe më mirë se dje. Marrja e mandatit do të thotë nisje e realizimit të projekteve të premtuara qytetarëve të Tetovës. Kryesorja është se do të nisim menjëherë me realizimin e projekteve”, tha Arifi.