Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi gjatë qëndrimit të saj në një shkollë fillore të Tetovës në mënyrë indirekte ka pranuar se është kandidatja e vetme e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI) në komunën të cilën e udhëheqi për një mandat, njofton Portalb.mk.
“Ajo është punë e partisë”, por e pyetur se a është kandidatja e vetme e BDI-së për Tetovë ka thënë: “Ashtu duket”.
Nëse kandidohet sërish Teuta Arifi, për të do të jetë mandati i dytë si kryetare.
Mirëpo, nga BDI për Portalb.mk konfirmuan vetëm tre emra, atë të Nevzat Bejtës për Gostivar, të Fatmir Deharit për në Kërçovë dhe Visar Ganiut në Çair.