Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova në një postim të ri në Facebook theksuar se “deklarata ime është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim”, transmeton Koha.net.
“Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”, ka thënë ajo.
Në postimin paraprak ajo e kishte ftuar partinë e saj që ta votonte të nominuarin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinajn.
Ky është postimi i ri i Teuta Rugovës:
“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”.. Koha.net