Teutë, a s’po të vjen hiq marre?! (FOTO/VIDEO)

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA në Tetovë ka organizuar një aksion simbolik kundër neglizhencës së autoriteteve komunale.
Në vijim e sjellim të plotë kët aksion rinor.

Ndonëse e dimë se politikat e dështuara dhe turpëruese të kryetares se Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi nuk mund t’i mbulojë asgjë, ne Forumi Rinor i Lëvizjes BESA jemi sot që së paku të përpiqemi ta mbulojmë këtë turp që na ka pllakosur shkaku se Tetova udhëhiqet nga një kryetare e paaftë.

Ndodhemi sot në mesin e këtij grumbulli të mbeturinave që qëndron në hyrje të qytetit të Teovës për ta realizuar këtë aksion simbolik në shenjë revolte dhe proteste ndaj kësaj katastrofe ekologjike. Sikur të mos mjaftonte helmimi i qytetit për vite të tëra, mungesa e ujit dhe e kushteve elementare higjienike, Komuna e Tetovës ka shfaqur neglizhencë të tmerrshme ndaj mbeturinave të qytetit. Cepet e Komunës së Tetovës janë të mbushura me mbeturina, të cilat në mot të nxehtë janë shkaktarë të sëmundjeve dhe viruseve të ndryshme.

Sot jemi këtu që t’ia kujtojmë znj. Arifi premtimin e saj se Tetovën do ta bëjë qytetin më të pastër në Maqedoni. Nuk e dimë nëse kështu duket pastërtia që e ka menduar Teuta Arifi, por çdo ditë jemi dëshmitar të gënjeshtrave të shumta që kjo kryetare e dështuar ua tha tetovarëve.

Ajo që di të bëjë znj. Teuta Arifi është që të përpiqet që turpin ta mbulojë me lajme të pavërteta. Dhe ne sot ndodhemi këtu që t’ia lehtësojmë punën asaj.

Prandaj, sot ne të rinjtë e Lëvizjes BESA përmes këtij aksioni simbolik do ta mbulojmë me çadra këtë turp, ashtu siç veproi gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes, Teuta Arifi. Ndonëse, jemi të vetëdijshëm se nuk do të mjaftonin çadrat e gjithë botës që ta mbulojmë turpin e kryetares së qytetit më të ndotur në Evropë, turp i cili merr fund vetëm kur ajo nuk do të jetë në karrigen prej nga morri vetëm vendime në dëm të qytetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme