Thaçi: 7 Marsi, datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar mësuesit me rastin e ditës së tyre, 7 Marsit.

Thaçi në urim ka theksuar se 7 Marsi është një datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe.

Ai, po ashtu, ka kujtuar me respekt dhe nderim mësuesit dhe pedagogët që kanë kontribuar në edukimin e brezave me vlera shkencore, kulturore dhe humanitare.

“Dita Mësuesit, 7 Marsi është datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe. Aq më shumë këtë ditë kujtojmë me respekt dhe nderim mësues e pedagogë që kontribuan në kultivimin e identitetit kombëtar dhe edukimin e brezave me vlera shkencore, kulturore dhe humanitare. Gjithë personelit arsimor në Kosovë dhe kudo ku frymon shkolla shqipe i shpreh urimet më të mira dhe konsideratën e lartë për punën e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme