Sot, në 11-vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek varri i Rugovës në Velani
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik”, transmeton Telegrafi.
Postimi i presidentit Thaçi:
“U bënë 11 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, prijësit të lëvizjes politike që shënoi vitet e nëntëdhjeta.
Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik.
Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës. HTH” (sic.), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/