Thaçi: BE’së po i mungon vizioni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur në Samitin e komisioneve për punë të jashtme të Parlamenteve të shteteve të Europës, që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se Bashkimit Europian po i mungon shpesh vizioni dhe lidershipi dhe rrezikon të shndërrohet në një institucion burokratik i larguar nga qytetarët e vet, njofton Klan Kosova.

“Bashkimi Europian rrezikon të kthehet në një institucion burokratik që është larguar nga qytetari dhe nganjëherë krijohet përshtypja që nuk ka lidership dhe vizion”, ka pohuar Thaçi.

“Dhe një nga ata që flas fuqishëm se Brukselit i mungon vizioni jam edhe unë, por nuk kemi alternativë tjetër dhe as nuk jemi duke kërkuar alternativë tjetër”, shtoi Thaçi me tone kritike.

Thaçi ka folur edhe për raportet e Kosovës me Rusinë.

Ai ka ftuar këtë shtet që ta njohë Kosovën si të pavarur, sepse, siç pohoi Thaçi “Kosova s’ka gjë të keqe me shtetin rus”.

Thaçi kërkoi nga Rusia që të mos e shohë Kosovën vetëm nga thjerrëzat e Serbisë.

“Kosova nuk ka gjë të keqe me Rusinë dhe nuk e pengon raporti i saj me Serbinë. Por, Rusia raportet me Kosovën duhet t’i sheh përtej raportit me Serbinë dhe krahasimit me Krimneë. Prandaj, ftoj Moskën zyrtare ta njohë Kosovën”, pohoi .

Presidenti ripërsëriti se Kosova ka popullatën “më pro-europiane në rajon dhe më pro-amerikane në Europë”.

Ai tregoi para mysafirëve se Kosova sivjet “synon anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe në UNESCO”.

“Ftoj shtetet që na kanë mbështetur vitin e kaluar, që të na mbështesin përsëri sivjet”, pohoi pos tjerash presidenti i Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme