Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi sot në Facebook e ka komentuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Kosovë.
Thaçi ka shkruar:
Mesazhet e miqësisë dhe të përkrahjes janë edhe më të fuqishme kur vijnë nga miqtë e zemrës. Zëvendëspresidenti Biden është një mik i tillë, i imi dhe i tërë Kosovës. Përkrahja për rrugën e Kosovës, për paqen dhe stabilitetin, për dialogun dhe pajtimin, për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe për integrim është inkurajimi më i madh se jemi në rrugën e duhur. Por, edhe vërejtja se një pakicë është duke cenuar seriozisht të tashmen dhe të ardhmen tonë, duke rrezikuar ta lë Kosovën pa përkrahje dhe pa miq është e mirëseardhur dhe e pranuam me përgjegjësi të plotë. Të mos luajmë me interesat vitale të Kosovës dhe me ardhmërinë e fëmijëve tanë.