Thaçi: Çështja e murit nuk do te negociohet me Serbinë

Thaçi: Kosova vendi i të gjithëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tha se ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës është jo ligjor dhe në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel me palen serbe.
“Çështja e murit nuk do te negociohet me Serbinë. Kjo çështje do ta merrë përgjigjen nga mekanizmat ligjor të institucioneve të Kosovës” tha presidneti Thaçi.

Ndërsa, përfaqësuesit e BE-së janë deklaruar ditë më parë se çështja e murit të ndërtuar nga autoritetet lokale të veriut të Mitrovicës duhet të zgjidhet përmes dialogut Kosovë-Serbi.

Në anën tjetër Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillin Konsultativ për Komunitete deklaroi se Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie. “Roli i komuniteteve është i madh dhe do ta kenë mbështetjen e institucioneve” tha presidenti Thaçi./21Media