Thaçi e Hahn pajtohen për ratifikim të shpejtë të demarkacionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ka marrë rikonfirmim nga Komisionieri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn, për “perspektivën e sigurt të Kosovës për integrim në BE, njëjtë sikurse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Megjithatë, sipas njoftimit të Thaçit, Hahn ka theksuar sërish domosdoshmërinë e ratifikimit sa më të shpejtë të demarkacionit me Malin e Zi.

Të dy mbajtën një takim në Davos të Zvicrës ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

“Ne u pajtuam sërish edhe për domosdoshmërinë e ratifikimit sa më të shpejt të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Në Facebook, Thaçi ka shkruar se ka marrë garanci që perspektiva e sigurt e Kosovës për integrim në BE do të reflektohet në Strategjinë për Zgjerim të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme