Thaçi e merr këshilltar njeriun e skandaleve

Ish drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smaka i është bashkuar kabinetit  të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Burime të Indeksonline mësojnë se ish kryespiuni është emëruar si këshilltar i presidentit Thaçi.

Ai sa ishte drejtor i AKI-së njihej për skandalet e shumta si udhëheqës i këtij institucioni të rëndësishëm për vendin.

Derisa mbante postin e të parit të Inteligjencës, Smaka nuk kishte raporte aspak të mira më strukturat udhëheqëse të Policisë së Kosovës.

Madje në atë kohë ishte arrestuar njeriu më i afërt i tij, Isuf Lumit që  se ka kryer shkollën e mesme në mënyrë të kundërligjshme, me diplomë false.

Se Smaka ishte i afërt me skandalet tregoi edhe suspendimi i vëllaut të tij, Agim Smaka që ishte larguar nga puna se udhëheqës i logjistikës në Policinë e Kosovës. Ai dyshohej për një keqpërdorim të veturës zyrtare.

Poashtu, ai akuzohej edhe për fikjen e kamerave si dhe vjedhjen e disa dosjeve në objektin e AKI-së.

Në kohën kur Smaka ishte në krye të AKI-së kishte ndodhur edhe një vrasje e një agjenti të AKI-së në luftën e Sirisë. I njëjti ishte “maskuar” si luftëtar i ISIS-it.

Vlen të theksohet se rehatimi i Bashkim Smakës në Presidencën e Kosovës vlerësohet si hap jorelevant për Thaçin dhe demokracinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme