Thaçi e Mustafa s’kanë vullnet për krijimin e ushtrisë, thotë Haradinaj

Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi e kryeministrit Isa Mustafa se do ta bëjnë ushtrinë nuk janë të vërteta dhe nuk qëndrojnë, vlerëson deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.

Ai në “Rubikon” të KTV’së ka thënë se e vërteta e vetme është se do të ketë debat në Kuvend.

“E vërteta është që të ketë një debat në parlament dhe do të vijmë në përfundim se a do ta bëjmë ushtrinë”, ka thënë Haradinaj, anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvend.

Por, Anton Quni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk beson se dikush nuk ka vullnet të bëhet ushtria.

Por, Haradinaj mendon ndryshe. Sipas tij, dikush që lejon trenin e ndërtimin e murit, nuk mund të ketë vullnet për krijimin e ushtrisë.

“Asnjë fije vullneti nuk kanë”, ka deklaruar Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme