Thaçi edhe ardhjen e Biden në Kosovë e shpallë moment historik

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” për vizitën që javën e ardhshme do ta bëjë në Kosovë zëvendëspresidenti Joe Biden. Si edhe në shumë raste të tjera, edhe këtë moment presidenti Thaçi e ka shpallur si hitorik.

“Kjo vizitë e mikut të Kosovës shënon një moment të ri dhe historik për Kosovën. Tash e 26 vite, Zëvendës-Presidenti Biden është i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Washington”, ka shkruar Thaçi, transmeton Koha.net.

Miqësia e Kosovës me SHBA-në, sipas Thaçit, është e përjetshme.

“Kosova dhe populli i saj i janë mirënjohës për jetë Zëvendës-Presidentit Biden dhe familjes së tij për kontributin e tyre. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në”, ka përfunduar Thaçi./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme