Thaçi flet për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Ide të kota i ka quajtur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mendimet që flasin për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë

Pas pritjes së homologut të tij, presidentit slloven, Borut Pahor, Thaçi në konferencë për media tha se Kosova do të njihet nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur, raporton KTV.

Presidenti Pahor ka uruar qytetarët e Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë, duke i cilësuar raportet ndërshtetërore mjaft të mira.

Duke përmendur problemet me kufij ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë, presidenti slloven bëri thirrje që Kosova ta ratifikojë demarkacionin dhe t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë është shprehur edhe shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi, i cili ka thënë se asnjëherë në 20 vjetët e fundit nuk ka ardhur asnjë ide e mirë nga Beogradi për rajonin.

Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, një nga zërat më të fuqishëm pro kësaj ideje është akademiku Rexhep Qosja.

Një gjë e tillë sipas Qosjes duhet të bëhet për ta shpëtuar Kosovën nga Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

Ideja për shkëmbim territoresh flitet tash e sa vjet dhe ka për qëllim dhënies Serbisë një pjese të Kosovës Veriore të banuar me serbë dhe kthimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me fshatra përreth brenda kufijve të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme