Thaçi ia lë në dorë Haradinajt zhbërjen e Gjykatës Speciale

Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur përsëri t’ia lë në dorë Ramush Haradinajt shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Kjo pasi fillimisht ka dështuar nisma e deputetëve që përmes një seanca të jashtëzakonshme të zhbënin Specialen. Ky veprim i ri është konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Albin Kurti u ka thënë se shfuqizimi i Speciales do të ndodhë përmes një projektligji të sponsorizuar nga Qeveria.

Ramush Haradinaj i ka mbetur në dorë nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Kryeministri prite të nisë procedurën e shfuqizimit të Speciales përmes një projektligji. Këtë e ka bërë të ditur Albin Kurti e Glauk Konjufca. Këtë të dy kanë takuar të premten mbrëma dy ambasadorët, atë britanik dhe francez, të cilëve u ka thënë se Specialja do të shfuqizohet përmes Qeverisë.

“Kurti, Mulhaxha-Kollçaku dhe Konjufca përsëritën qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi padrejtësinë dhe dëmin që shkakton Gjykata Speciale por edhe për mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të kësaj iniciative. Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vie si Projekt-Ligj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Ndërkohë, zyrtari i Qeverisë, Halil Matoshi, ka thënë se nuk beson se kjo është e vërtetë.

“S’besoj dhe s’është ë vërtetë. Meqë nuk besoj unë s’besoj se është e vërtetë”, ka thënë Matoshi, për Express.

Gjykata Speciale e themeluar më 2015 me vendim të Parlamentit ishte planifikuar të shfuqizohej në fund të vitit të kaluar përmes një nisme të deputetëve të pushtetit. Kishte dështuar të kalonte në Kryesinë e Kuvendit në mungesë kuorumi.

Kishin reaguar ambasadorët e SHBA’së dhe vendeve të BE’së, duke thënë se një nismë e tillë shkatërron raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

Prapa kësaj nisme kishin qenë Hashim Thaci, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

Burime të Express kanë treguar se Vetëvendosje është pajtuar të votojë pro shfuqizimit të Speciales nëse nisma shkon përmes Qeverisë.

Pajtimi ka ndodhur ne takimin që kanë pasur para dy ditësh Glauk Konjufca me Bilall Sherifin, Ahmet Isufin e Memli Krasniqin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme