Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në përvjetorin e 18 të masakrës në Kurshë të Madhe, ka përkujtuar 243 të rënët.
Ndërkaq, ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë vrasjet dhe masakrat kudo të ndodhura në Kosovë.
“Një ndër krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare ndodhi më 25, 26 dhe 27 mars 1999 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Forcat ushtarake dhe policore serbe vranë mbi 243 persona: fëmijë, të rinj, të reja, gra, burra dhe pleq”, ka thënë Thaçi.
“Edhe në këtë përvjetor shpreh dhembjen për familjet që pësuan rëndë nga ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në vitet 1998 -1999”, shprehet më tej ai.
“Njëkohësisht inkurajoj sërish organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë këto vrasje dhe masakra kudo në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.