Thaçi: Isha i kërcënuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, prandaj kërkova votimin e Speciales më 2015

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale është një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës.

Ndërsa, në lidhje me votimin për themelimin e kësaj Gjykate në vitin 2015 ai ka thënë se “Gabimi ka qenë atëherë kur është votuar tek detyrimi i Bashkësisë Ndërkombëtare për ta themeluar atë gjykatë”.

“Kam qenë i detyruar me kërcënimin se do të marrin masa tjera drastike në raport me vendin. Prandaj, kam peshuar mirë se si mund të shkonin gjërat dhe e kemi shtyer për themelim Gjykatën Speciale. Nuk ka gjykatë që mund ta fyej integritetin, krenarinë, dinjitetin e luftës time për çlirimin e Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi në një intervistë në Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme