Thaçi: Kosova duhet të jetë e përfshirë në strategjinë e re të KE-së

Kosova duhet të jetë e përfshirë në strategjinë e re të Komisionit Evropian për zgjerim sikurse të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.

Kjo ishte kërkesa e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në forumin ekonomik botëror të mbajtur në Davos të Zvicrës, që temë kishte përshpejtimin dhe zhvillimin afatgjatë të këtij rajoni në BE.

Pas diskutimeve u tha se Kosova është e përfshirë në këtë strategji, por vendi duhet të kryej edhe detyrat e veta. Një prej tyre është respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi për RTK-në në Davos, se me strategjinë e re për Ballkanin perëndimor që do të prezantohet nga presidenti i komisionit Evropian, Jean Claude Juncker në muajin shkurt, krijohet edhe një mundësi që Kosova t’i marrë përsipër obligimet e saj dhe që vendi të jetë i përgjegjshëm përballë kërkesave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Një prej tyre, ai tha se është edhe ratifikimi I demarkacionit me malin e Zi, në mënyrë që vendi të fitojë liberalizimin e vizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme