Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një kolumne për mediumin e njohur amerikan “Politico.eu”, edicioni për Evropën, është shprehur se pas viteve të bashkëpunimit me NATO-n, Kosova është e gatshme për të krijuar forcës e saj mbrojtëse.
Ai shkruan se Forca e Sigurisë së Kosovës (KSF) së shpejti do të marrë një rol të ri si një forcë mbrojtëse ushtarake.
Në vijim ua sjellim opinionit e plotë të presidentit Thaçi për “Politico.eu”.
Kosova shënoi një tjetër arritje në procesin e shtetndërtimit të saj këtë jave duke bërë një hap drejt krijimit të forcës mbrojtëse të saj.
Një organizatë multi-etnike e themeluar pas pavarësisë nën vëzhgim të rreptë të NATO-s, Forca e Sigurisë së Kosovës (KSF) së shpejti do të marrë një rol të ri si një forcë mbrojtëse ushtarake.
Ky ndryshim do të rrisë roli dhe misionin e FSK-së dhe do ta forcojë arkitekturën e sigurisë jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Përfundimisht, ky proces do ta vë Kosovën në një rrugë drejt përfshirjes në programin e Partneritetit për Paqe, si dhe anëtarësimin e plotë në NATO. Reformimi i sektorit të sigurisë sonë është një hap jetik për përshtatjen me standardet dhe vlerat bashkëkohore perëndimore ushtarake.
Nisma për të përmirësuar rolin dhe misionin e FSK-së është rezultat i një procesi të gjatë dhe të mirë-planifikuar. Institucionet tona kanë bashkëpunuar me shtetet anëtarë të NATO-s për vite të tëra, për të siguruar një tranzicion të rregullt dhe të mirë-ekzekutuar.
Përfundimi kryesor i Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë (RSSS), i kryer në bashkëpunim me aktorë vendorë e ndërkombëtarë më 2013 dhe 2014, ishte nevoja që Kosova të krijojë një forcë mbrojtëse bashkëkohore, profesionale për të mbrojtur integritetin territorial dhe për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë rajonale dhe globale. Disa mund ta vënë në dyshim vendimin tonë.
NATO ka shprehur shqetësim, por ne mbetemi të bindur se themelimin i forcës tonë mbrojtëse do të ndihmojë çimentimin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO – një organizatë thelbësore të cilën shumica absolute e kosovare e vlerëson si pozitive – në periudhën afatgjatë. FSK-ja do të jetë e rrënjosur fort në boshtin e sigurisë euro-atlantike.
Oficerët tanë janë trajnuar në akademitë më të mira ushtarake në botë, dhe aftësia e kësaj force për të ruajtur neutralitetin politik dhe etnik e ka bërë atë institucionin më të besueshëm të Kosovës. Ajo do të mbetet nën mbikëqyrje civile dhe do të veprojë brenda kushtetutës sekulare, demokratike që përfshin masa të forta për të siguruar integrim më të madh të komuniteteve joshumicë, veçanërisht serbëve të Kosovës, në peizazhin politik dhe institucional të Kosovës.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, dhe fakti se Mali i Zi gjithashtu së shpejti do t’i bashkohet Aleancës, përbëjnë kontribut të madh për paqen në Ballkan. Edhe Kosova dëshiron të lëvizë në mënyrë të qëndrueshme dhe të vendosur drejt lidhjeve formale me NATO-n, duke respektuar dallimin në mendime në mesin e disa anëtarëve të NATO-s.
Tatimpaguesit nga shtetet anëtare të NATO-s për shumë vite kanë paguar faturën për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.
Zhvillimi i instrumentit tonë, sado modest, të sigurisë do të na mundësojë që të ndajmë barrën e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Kosovë. Reforma e propozuar e sigurisë gjithashtu do ta forcojë kohezionin e brendshëm shoqëror dhe politik të Kosovës. Vetëm 18 vjet më parë, ne përjetuam një valë masive të spastrimit etnik gjenocidal.
Zotimet politike dhe të sigurisë që i fituam përmes dialogut me Beogradin, dialog të cilin e kam udhëhequr, tani duhet të forcohen. Ne mund ta bëjmë këtë duke ecur përpara në të gjitha aspektet e reformave politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë.
Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës tani njihen nga 114 shtete, dhe shumica e madhe e botës e njeh të drejtën tonë për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë.
Nëse ne kërkojmë nga qytetarët tanë që ata ta durojnë tranzicionin e rëndë ekonomik dhe politik, që të miratojnë kompromise të vështira me fqinjët dhe komunitetet tona joshumicë, atëherë ne duhet gjithashtu të sigurojmë që pas çdo hapi që e bëjmë drejt pajtimit, ne gjithashtu bëjmë hapa konkretë për të siguruar se e kaluara nuk do të përsëritet.
Një forcë e vogël mbrojtëse e mbështetur nga NATO-ja dhe e inkorporuar në vetë themelimin e Kosovës është një mjet që i jep qytetarëve tanë një ndjenjë të sigurisë.
Ne po e fillojmë një rrugëtim që do të marrë vite të bashkëpunimit me partnerët tanë, dhe rezultat i këtij udhëtimi do të jetë një forcë e mbështetur plotësisht në praktikat, teknologjinë dhe trajnimet e NATO-s.
NATO do të vazhdojë të ketë një “mandate ekzekutiv” në çështjet e sigurisë në Kosovë, por njëherësh edhe në do ta rrisim kontributin tonë drejt këtij qëllimi.
Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve anëtare të NATO-s për të vazhduar financimin dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me trajnimet e nevojshme për të siguruar që forca e re sigurisë do të mund ta mbajë Kosovën të sigurt. /KP/