Thaçi në Sofje: Shpejtësia e anëtarësimit në BE varët nga puna jonë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot në Sofje një takim bilateral me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, i cili ka ftuar sot në një takim pune të përbashkët liderët e Ballkanit Perëndimorë dhe krerët e Bashkimit Evropian, njofotn kumtesa presidenciale, trasnmeton Koha.net.

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve dhe forcimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Thaçi ka falënderuar kryeministrin Borissov për angazhimin e tij personal për përfshirjen dhe trajtimin e barabartë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimorë dhe perspektivës së tyre për anëtarësim në BE.

Dy liderët u pajtuan që Strategjia e re e BE-së për zgjerim për shtetet e Ballkanit Perëndimorë është mundësi reale, e cila duhet të shfrytëzohet nga të gjitha shtetet aspiruese.

“Jemi të vetëdijshëm që shpejtësia e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit perëndimorë do të varet nga aftësia dhe kualiteti i përmbushjes së reformave nga shtetet aspirante, por mbi të gjitha nga aftësia e tejkalimit të problemeve ndërshtetërorë”, ka theksuar Thaçi pas takimit.

Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov ka thënë se ai do të vazhdojë të mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, sepse anëtarësimi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimorë në BE, sjell stabilitet, bashkëpunim dhe mirëqenie për të gjithë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme