Thaçi nga Kosharja: Kërcënimeve të Serbisë do t’u përgjigjemi me pushkë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet cdo vit në Koshare tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj fal rënies së dëshmorëve të kombit siq janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.

Sipas tij fal këtyre dëshmorëve Kosova sot po ecë sigurt drejt integrimit evropian.

Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu kemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”, tha presidenti.

“Kosova nganjëherë po balafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Serbisë. Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi siç u jemi përgjigjur edhe më herët”, tha Thaçi në ditën kur po kujtohet Beteja e Koshares”, ka thënë ai.

Manifestimi “Ditët e Shqipes” po mbahet për nder të 19 vjetorit të Betejës së Koshares e cila përfundimisht theu kufirin në mes tokave shqiptare që me shekuj ishte vënë nga pushtuesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme