Thaçi pas takimit me ambasadorin Kosnett: Nuk kemi kohë për të humbur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar sot me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme së bashku me liderët institucionalë, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli kanë zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Phillip Kosnett, shkruan lajmi.net.

Presidenti Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka treguar se në këtë takim është biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Thaçit, interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës.

Në këtë mënyrë, presidenti Thaçi ka kërkuar vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore, pasi që sipas tij, Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

Sot, në prezencë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, kam zhvilluar takime të përbashkëta me liderët institucionalë, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Në këto takime kemi biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës.

Prandaj, në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore.

Nuk kemi kohë për të humbur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme