Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur homologun nga Sllovenia, Borut Pahor, në një vizitë biletareale në Prishtinë.
Pas këtij takimi, Thaçi e ka falënderuar Pahor për përkrahjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.
Para tij, Thaçi ka thënë se Kosova do t’i kryej obligimet e saja, si Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klan Kosova.
“Siç e diskutuam Kosova ka ndërtuar raporte të mira më të gjithë fqinjët. Sa i përket çështjes së demarkacionit, ajo problematikë i takon Kosovës dhe marrëveshja e arritur është e drejtë”.
“Po punojnë edhe me Serbinë që t’i implementojmë të gjitha marrëveshjet. Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë aktive në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit dhe se sfidat do t’i kalojmë në frymën evropiane”.
Thaçi ka thënë se synim i Kosovës është antërësimi në BE, NATO dhe OKB.