Thaçi: Serbia ka vrarë 13 mijë civil dhe ka dhunuar 20 mijë gra shqiptare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë adresimit të tij në fund të vitit në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se krimet që Serbia ka kryer në Kosovë janë të mëdha por sipas tij duhet të arrihet një marrëveshje paqeje me shtetin serb raporton “Zeri.info”. 

Duke folur për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, Thaçi ka thënë që është pozitiv fakti që është formuar ekipi negociator për dialog me Serbinë. 

“Uniteti i partive politike është dhe mbetet imediat në rrugëtimin tonë për sukses. Në radhë të parë e kam fjalën për sfidën e arritjes së një paqe me Serbinë, me Serbinë kemi një shekull armiqësi, shteti i Serbisë ka vrarë rreth 13 mijë e 500 civil në Kosovë shqiptar, ka dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare, rreth 1 milion janë dëbuar dhunshëm nga vendi i tyre, me mijëra të zhdukur që ende nuk dihet për fatin e tyre dhe për fat të keq askush nga shteti i Serbisë nuk është ndëshkuar as në Serbi as nga drejtësia ndërkombëtare”, theksoi i pari i presidencës. 

Mirëpo sipas tij duhet që të shikohet nga e ardhmja dhe të arrihet një marrëveshje me shtetin serb që do të garantone njohje reciproke nga ana e Serbisë. 

“Por është koha që të shikojmë nga e ardhmja që të mos ketë kurrë luftë apo tragjedi dhe përjetime që i kemi përjetuar në të kaluarën. E mirëpres krijimin e ekipit negociator, ky ekip i Kuvendit të Kosovës e ka legjitimitetin që të kryej angazhimin e vet dhe do ta ketë përkrahjen time të plotë. Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e mbështetur plotësisht nga SHBA”, tha ai. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme