Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me Ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli kanë takuar Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel.
Thaçi edhe një herë e ka përsëritur se Kosova gjithmonë do të jetë përkrahë SHBA-ve, raporton Periskopi.
Kreu i shteti të Kosovës me anë të një postimi në Facebook ka thënë se “Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në.”
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi”, shkruan Presidenti i vendit në Facebook. /Periskopi/.