Thaçi: Të bashkohen pozitë dhe opozitë, kundër planit të Serbisë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke iu referuar dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka deklaruar se është koha që opozita dhe pozita të bëhen bashkë.

“Nuk është koha e ndarjes, por bashkimit dhe unitetitet politik ashtu si edhe institucional. Institucionet duhet të bashkohen kundër Serbisë, në mënyrë që t’i përgjigjemi këtij plani të Serbisë për Kosovën. Kosova ka mbajtur zgjedhjet. Kanë dalur organet shtetërore, të vlerësuara nga qytetarët dhe të pranuara nga ndërkombëtarët, por kur është në pyetje interesi nacional duhet të bashkohemi të gjithë, pa dallim opozitë e pozitë”, ka thënë Thaçi, duke folur në Info Magazine të Klan Kosovës.

I pari i vendit ka thënë poashtu se me autoritetet e BE-së do të bisedohet edhe për ndalimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj në Francë.

“Do të diskutoj me autoritetet e BE-së, por me Beogradin nuk kam ndonjë autoritet, se edhe unë jam personazh në ato lista”.

Ai ka thënë së Serbia nuk po mundet me i përbi lehtë humbjet që ka pësuar me Kosovën.

Thaçi nuk ka komentuar për idenë e akademikut, Rexhep Qosja për shkëmbim territoresh.

“Nuk kam lexuar dhe nuk e kam dëgjuar këtë ide”, tha ai.

Thaçi ka thënë se nuk është e rëndësishme të diskutohet për përfshirjen e tij në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

“Mendoj se është krejt e parëndësishme përfaqësimi, me rëndësi është që përfaqësimi të jetë në nivelin më të lartë politik por duhet të fokusohemi në çështje që neve na preukopojnë, normalizimin e plotë të marrëdhënieve të të dy shteteve”.

Thaçi ka thënë se Kosova nuk pretendon që të cënojë Serbinë, por as nuk do të lejon që Serbia të bëjë një gjë të tillë.

Ai megjithatë ka thënë se Kosovën nuk e presin ditë të lehta, në vazhdën e këtij dialogu.

“Nuk na presin ditë të lehta, por ditë të rënda përballë një mentaliteti misholleviqian. Ata pretendojnë aneksimin e pjesës veriore, nuk është atmosferë e lehtë derisa ata kanë synim të qartë cenimin e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës”.

Presidenti Thaçi ka deklaruar se “Serbia ende vazhdon t’i viktimizojë serbët e Kosovës për ambiciet e tyre”.

“Kësaj ideje për krijimin e Serbisë së Madhe do t’i përgjigjemi natyrisht”, tha Presidenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme