Thaçi thotë se do ta nënshkruante shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për tentimin e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se ende e mendon atë që e ka menduar më 2015 se Gjykata Speciale është një padrejtësi ndaj Kosovës dhe luftës së UÇK-së.

Duke folur rreth akuzave ndaj tij, se po tenton ta shfuqizojë Specialen për të mbrojtur veten, presidenti Thaçi u shpreh se ” mund të ma ofendojnë, por nuk ka gjykatë që mund ta lëndojë integritetin e luftës sime për Kosovën”.

Thaçi në Klan Kosova ka theksuar se vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale ka qenë si rezultat i detyrimit ndërkombëtar dhe zotimit të BE-së se me këtë lëvizje Kosova lëviz drejt formimit të ushtrisë, heqjes së vizave, dhe se do të anëtarësohej në UNESCO dhe do të ndodhte aplikimi në Këshillin e Evropës.

I pyetur se a do ta nënshkruaj në rast se i dorëzohet ligji për shfuqizimin e Speciales, Thaçi u shpreh se ” Jo vetëm iniciativat e tilla, por çdo ligj që i kalon procedurat dhe vjen në tavolinën e Presidentit, dhe ma jep opinionin zyra ligjore. Nuk më ka ndodhur të refuzojë ndonjë vendim të Kuvendit, nuk dal kundër vullnetit të shumicës së Kuvendit”.

Presidenti po ashtu theksoi se pretendimet e Dick Martit duhet të pastrohen, por jo me paragjykime, me tendenca, me ngjyrime politike e me presione ndërkombëtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme