Para pak çastesh ka filluar ceremonia e shënimit të 20 vjetori të hyrjes së NATO-së në Kosovë dhe çlirimit të Kosovës që po mbahet në sheshin qendror të Prishtinës.
Qytetarët e shumtë që janë grumbulluar për të përcjellë nga afër këtë ceremoni, e kanë pritur me ovacione të mëdha momentin kur është përmendur emri i presidentit Bill Clinton duke thirrur “USA USA USA”.
Megjithatë me fishkëllima është pritur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në momentin kur i është dhënë fjala për hapjen e kësaj ceremonie.
Qytetarët kanë reaguar duke shprehur pakënaqësinë e tyre, karshi Thaçit.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe gjenerali Wesley Clarck dhe personalitete të shumta.