Thaçi vendos që dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të bëhet të martën

Presidenca e Kosovës ka njoftuar me anë të një komunikate se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë do të bëhet të martën.

Sipas presidencës, ky dekretim është edhe një nga masat afirmative që Kosova i ka arritur për barazi te të gjitha komunitetet.

“Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë në Republikën e Kosovës nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  do të bëhet të martën, më 24 tetor 2017. Dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur  një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

“Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015”, përfundon komunikata.

Kujtojmë se gjatë javës një herë kishte dështuar dekretimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë.

Ndërkaq, Marko Gjuriq kishte paralajmëruar për sot dekretimin e tyre, megjithatë presidenti Thaçi veproi ndryshe. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme