Makina e shumëpritur e Apple mund të ketë ekrane virtuale në brendësi në vend të dritareve. Apple thuhet se ka paraqitur një patentë më 3 maj për sistemin argëtues, i cili mund të zëvendësojë pamjen e botës reale në një makinë me mjedise virtuale.
Gjigandi i teknologjisë thuhet se do të shtojë një funksion të realitetit virtual ( VR), i cili mund t’i lejojë pasagjerët të shikojnë peizazhin përreth tyre përmes kamerave në pjesën e jashtme.Imazhet konceptuale si si mund të duket makina kanë qarkulluar në rrjete sociale.
Apple Car është në zhvillim prej shumë vitesh por ende nuk ka asnjë të dhënë se kur mund të zbulohet zyrtarisht.?GSH