Për dy vëllezërit kosovarë të arrestuar në Gjermani për terrorizëm ka raportuar edhe gazeta prestigjioze “The Guardian”
Plani i vëllezërve kosovarë ishte që ta çojnë në ajër qendrën tregtare në Oberhausen të Gjermanisë. Kështu ka thënë policia gjermane, e cila që nga sulmi në Berlin ka filluar kërkimin e terroristit Anis Amri në të gjithë vendin.
Gazeta “The Guardian” thotë se shënjestra e tyre ishte qendra tregtare “CentrO” e cila është njëra ndër më të mëdhatë në Gjermani, me rreth 250 dyqane, transmeton Gazeta Express.
Kosovarët janë identifikuar që janë të moshës 28 vjeçare dhe 31 vjeçare.